Ngritja e barrikadës në Kurshumli, mbyllet pika kufitare në Merdarë

Si pasojë e barrikadës së vendosur në anën shtetit të Serbisë nga nacionalistë serbë, është mbyllur për qarkullim për vetura, pika kufitare në Merdare.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, më saktësisht Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar.

Në shpjegim të MPB’së, thuhet se kjo pikë kufitare është mbyllur shkaku i vendosjes së barrikadës në territor të Serbisë, rreth dy kilometra larg kufirit, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Në këtë pjesë të territorit, për vendosje të barrikadës, e një shenjë proteste të vazhdueshme, janë mbledhur rreth njëzet serbë lokalë.

Kalimi është i bllokuar në anën e Kurshumlisë të vijës administrative.

Për pengimin e qarkullimit, qytetarët kanë vendosur në rrugë një kamion me rimorkio dhe traktorë.

Barrikada në Kurshumli, rreth dy kilometra larg kufirit në Merdare

Të tubuarit janë parë duke mbajtur flamuj të Serbisë derisa janë shprehur se e kanë ndërmend të mos lëvizin nga vendi deri në një njoftim të ardhshëm.

“Jemi këtu për t’i mbështetur bashkatdhetarët tanë në Mitrovicën e Veriut, të cilët po luftojnë për të drejtat e tyre elementare të njeriut, të cilat janë kërcënuar në mënyrë drastike së fundmi”, tha Nebojsha Stankoviq, duke shtuar se presin që t’u bashkohen edhe më shumë njerëz. /Reporteri.net/.

Serbët lokalë përballë barrikadës në Kurshumli

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme