Nikoliç nga Brukseli: Sa të është gjallë Serbia, s’ka Kosovë të pavarur

Presidenti i serbisë Tomislav Nikolic ka thënë se nga bisedimet e natës së sontme në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit, nuk ka shpresa të mëdha dhe ai shpreson që të paktën të arrijnë marrëveshje mbi sjelljet në disa situata të tilla si këto të fundit që kanë ndodhur, kur Prishtina ka dërguar forcat speciale të policisë në veri të Mitrovicës.


Nikolic ka thënë se e ka të njohur ëndrrën e politikanëve shqiptarë për pavarësinë e Kosovës, por për derisa Serbia është gjallë kjo gjë nuk do të ndodhë, transmeton gazetametro.net.

 

“Ne kemi dëshirë që në Kosovë të qeverisim, e dimë që kjo është e pamundur për deri sa territori i Kosovës është nën Kombet e Bashkuara, por duhet të gjejmë zgjidhje”, ka thënë Nikolic. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme