Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq e ka pritur me hidhërim lirimin me kusht të Ramush Haradinajt nga Gjykata franceze e Apelit në Colmar, transmeton Koha.net.
Ai ka vlerësuar se vendimi i tillë i Gjykatës franceze, është paralajmërim se aktakuza e Serbisë kundër Haradinajt do të hidhet poshtë.
Siç përcjell “veçernje novosti”, Nikoliq mendon se vendimi i tillë është direktivë e Bashkimit Europian e që kështu u është dërguar të gjitha vendeve anëtarë të tij.