Nikoliq pas takimit me Mogherinin: Njohja e Kosovës është kusht për Serbinë

Presidenti serb në largim, Tomisllav Nikoliq sot në bisedime me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka shfaqur shpresën se në negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE, nuk o të ketë kushte që Serbia nuk mund t’i përmbushë siç është njohja e pavarësisë së Kosovës.
 

“Serbia aktivisht po punon në përmbushjen e kushteve që të bëhet anëtare e plotfuqishme dhe sinqerisht po bisedon me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve. Nuk e di a do të ketë kushte shtesë që nuk do të mund t’i plotësojmë, e ai është njohja e Kosovës”, ka thënë Nikoliq pas takimit me shefen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, transmeton lajmi.net.

Mogherini sot ka takuar edhe kryeministrin në detyrë, Aleksandar Vuçiq dhe liderë tjerë opozitarë. Mogherini nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme