Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq, sot, për herë të parë dhe njëkohësisht për të fundit herë, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, e cila ka paraparë shqyrtimin e raportit tremujor të sekretarit të përgjithshëm të KB-së Anotio Guterres të gjendjes në Kosovë, transmeton Koha.net.
Nikoliqit i skadon mandati si kryetar në këtë vit. Zgjedhjet presidenciale serbe mbahen sivjet e favorit në këto zgjedhje është kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kjo është hera e fundi që Nikoliq si zyrtar i lartë i Serbisë do të mund të flasë kundër Kosovës, të cilën e kishte specialitet sidomos gjatë këtyre muajve të fundit.
Nikoliq, siç njofton B92, në OKB pritet të takohet me kryesuesin e Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësuesin e përhershëm të Ukrainës në OKB, Vladimir Jelçenko.
Siç marrin vesh burime të Koha.net, Kosovën në këtë mbledhje përfaqësohet nga ambasadorja e vendit tonë në SHBA Vlora Çitaku.
© KOHA