“Nikolla Gruevski do të përfundojë si Artan Grupi, në shtëpi”, qytetarët me qëndrime të ndryshme

Gazetar: Avni Tahiri

Humbja e Viktor Orbanit në Hungari riktheu në vëmendje çështjen e ish kryeministrit azilant, Nikolla Gruevski dhe ekstradimin e tij të mundshëm në vend. Qytetarët ndajnë opinione të ndryshme. Disa thonë se duhet të përfundojë në burg, disa mendojnë se do të ndryshoje shtetin dhe nuk do të kthehet fare në vend, ndërsa disa tjerë shkojnë deri në ekstrem se nëse kthehet mund të bëhet përsëri kryeministër.

“Ai ishte i mirë, unë nuk vendos për atë. Me Grubin së bashku. Do përfundojë në shtëpi”, tha një qytetare.

“Mendoj se nëse do të kthehet do të përfundonte në burg. Atë që e ka bërë duhet të përgjigjët para drejtësisë. Mendoni se do të kthehet këtu? Nuk mendoj se do të kthehet, nëse shkon diku ai do të shkoje në Rusi”, thotë një qytetar.

“Menjëherë se do bëhet kryeministër pasi populli e donë atë”, tha një qytetar tjetër.

 “Derisa nuk është i sigurt ai nuk do të kthehet e ku ta dimë se a është në Hungari, ndoshta është në ndonjë vend tjetër, ndoshta diku në fqinjësi ku do e pranojnë. Ajo sigurisht është dakorduar para kohe”, tha qytetari.

“Le të kthehet pse jo, tek shteti i tij do kthehet, si të gjithë çka bëjnë edhe ai, cili ka shkuar në burg, asnjë. Mendoni se nuk përfundon në burg? Jo, jo, do mbetet në shtëpi”, theksoi një qytetar tjetër.

Kryeministri Hristijan Mickoski, ditë më parë i pyetur për rikthimin e mundshëm të Nikolla Gruevskit, pati deklaruar se institucionet do të veprojnë në përputhje me ligjin dhe se çdo person që përballet me vendime gjyqësore duhet të mbajë përgjegjësi. Ndërkohë edhe Izet Mexhiti nga VLEN komentoi çështjen e Gruevskit, i cili tha se ata që duhet të shqetësohen për fatin e janë ish bashkëpartiakët e tij në BDI që e ndihmuan Gruevskin të arratiset. Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut në nëntor të vitit 2018./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme