Nikollovski: Çdo ditë është e mundur zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

LSDM-ja sot njoftoi se çdo ditë është e mundur zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i cili do të zgjidhet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet.

“Çdo ditë është e mundur zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit do t’i shpall zgjedhjet lokale dhe do ta hap rrugën për zgjedhje të qeverisë së re reformuese”, deklaroi Lupço Nikollovski, deputet në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai shtoi se kanë plan dhe strategji për zhbllokimin e proceseve dhe se me kujdes punojnë me qëllim që të shmangin çfarëdo qoftë konflikti apo incidenti.

“Pikërisht me durimin tonë, me urtësinë e përgjithshme me të cilën disponojmë, me përkushtim punojmë, me qëllim që të shmanget çfarëdo qoftë konfliktit të cilin dëshirojnë ta imponojnë në shoqërinë. Konflikt dhe dhunë mes qytetarëve nuk do të lejojmë, ne jemi ata përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve me mbështetjen e mbi 700 mijë votave, me mbi 67 deputetë në Kuvend” , tha Nikollovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme