Nikos Koxias: Kosovën nuk e kemi njohur e as që do e njohim

Gjatë vizitës së fundit në Shkup, Nikos Kotzias nuk e fshehi miqësinë e tij me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, të cilin madje e quajti “El Komandante”.

Mirëpo me të shkuar në Beograd, Koxias e shfaqi publikisht edhe miqësinë dhe simpatinë ndaj Serbisë. Bazuar në deklaratën e tij lidhur me Kosovën, duket se simpatia e Koxiasit për Serbinë është në nivel të njëjtë me simpatitë që ka ndaj kryetarit të BDI-së.

“Kosovën s’e kemi njohur, e as që do ta njohim”, tha Koxias pasi është takuar me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Ai shtoi se diskutimi ka qenë pashmangshëm Kosova dhe deklarimet në media se Kosova do të hapë zyrë diplomatike në Athinë, transmeton Koha.net.

“Kosova hap zyrë tregtare në Athinë, jo zyrë diplomatike”, ka thënë ai, raportojnë mediat në Beograd.

Për opinionin shqiptar është mister i madh afërsia e BDI-së dhe kryetarit të saj Ali Ahmeti me Athinën zyrtare edhe pse Greqia ka probleme me tre shtetet shqiptare në Ballkan: Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Shumë opinionistë mendojnë se në prapavijë të kësaj “miqësie” qëndron biznesmeni kontrovers grek, Kondominas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme