Në Shkup, më pak se një orë më parë filloi marshimi protestues në bulevardin “Aradhet Partizane” pranë Sallës Universale me moton “Kush e ka radhën?”. Mijëra qytetarë shprehin revoltën e tyre ndaj rastit të Frosina Kulakovës dhe incidenteve të vozitjes së pakontrolluar dhe mosndëshkimit, që sjellin pasoja tragjike.
“Siguria është e drejtë, jo luks”, “Nëse jeton një sistem i korruptuar, populli vdes”, “Sot drejtësi për Frosinën, nesër për ne të gjithë”, “Nuk është vendi fatal, por populli dhe sistemi”, “E ardhmja e saj e vjedhur, privilegji i tij i ekspozuar”, “Partizanska nuk është Formula 1”, “Rrugët nuk janë pista garash” janë pjesë e pankartave të mbajtura nga pjesëmarrësit e protestës.