Nis mosbindja civile! Deputetët e opozitës bllokojnë akset kryesore të vendit! Ja skenarët që pritet të zbatohen

Deputetët e opozitës së bashku me mbështetësit demokratë kanë nisur mosbindjen civile duke bllokuar akset kryesore të vendit ashtu dhe sikurse kishin paralajmëruar.


Gazetarja e News 24 Klodiana Haxhiaj raporton se protestuesit e Durrësit do të bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës në të dy krahët te nënkalimi i Shkozetit.

paloka

Edi Paloka do të jetë ai që do të udhëheqë protestuesit në këtë zonë.

Ndërkohë  Segmenti i Sheshit “Shqiponja” do të jetë ndalesa e demokratëve të Tiranës dhe qarkut të Dibrës

Një tjetër segment që do të bllokohet është edhe rrethrrotullimi i Milotit nga deputetët e Kukësit, Lezhës e Shkodrës.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të bëhen bashkë demokratët e Korçës dhe Elbasanit. Degët e Lushnjës, Kavajës, Rrogozhinës e Divjakës janë udhëzuar të bllokojnë rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ndërsa ato të jugut rrethrrotullimin e Levanit.

Çdo segment do të ketë në krye degët e PD në rrethe si dhe deputetët e qarkut.
Këto pika janë segmenti sheshi Shqiponja, ku do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve.

Capture

Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.

Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme