Nis sezoni i blerjes së duhanit, bujqit ankohen “me çmimin e ofruar si mbulojmë shpenzimet”

“Me kultivimin e duhanit jemi 4-5 anëtarë që merremi me këtë punë por këtë vit ka qenë i dobët shkaku i motit të thatë,” tha Ilhan Memedi – bujk.

Ilhani është një ndër kultivuesit më të ri të duhanit në fshatin Presillë të komunës së Krushevës. Ai gjatë gjithë sezonit të mbledhjes së duhanit është angazhuar me pesë anëtarë tjerë të familjes. Edhe pse ky vit shkaku i thatësirës nuk ka qenë i begatë për bujqit, Ilhani pret që të shes mbi 5 ton duhan por edhe pse sezoni i grumbullimit ka filluar ai thotë se me çmimin 360 denarë të shitjes nuk paguhet as mundi.

“Grumbulluesit e duhanit siç thonë se 360 denarë do të jetë është shumë pak, me atë çmim zor të mbulojmë shpenzimet për vitin tjetër në mbjelljen e duhanit, dhe patjetër të dalim në mërgim që të nxjerrim një denarë më tepër që të mund të bëhemi idare, të kalojmë vitin, sepse kemi edhe fëmijë dhe duhet të kultivosh, pra shumë gjëra, çmimet janë rritur dhe gjithçka është shtrenjtuar në maksimum,” u shpreh iLhan Memedi.

Përveç Ilhanit takuam edhe Bekriun, një prodhues tjetër të duhanit nga i njëjti fshat i cili behej gati që të lëvroj tokat e tij.

  • Sa duhan ke prodhuar këtë vit?
  • Këtë vit jam dobët 700 balina.
  • Sa kilogram?
  • 1800 kilogram
  • Ndërsa vitin e kaluar sa kishe?
  • 4200 kilogram
  • Që i bie më shumë së gjysmë.
  • Shumë më pak, s’ka edhe kilogram, duhani i dobët, dobët jemi këtë vit shumë, por nëse do të ketë çmim të mirë do jetë mirë nëse jo nuk do mbjell vitin tjetër. Bëjmë harxhim dhe punë të rënda janë nuk mund të mbahemi dhe harxhime të mëdha gjithçka shtrenjtë, deklaroi Bekri Memedi – bujk.

Vetëm nga fshati Presillë i komunës së Krushevës prodhohen mbi 300 ton duhan në vit. Ky fshat është i banuar me mbi 550 shqiptar të cilët kryesisht merren me kultivimin e duhanit. Sezoni i grumbullimit te duhanit filloi me 15 nëntor dhe sipas banorëve me çmimin e caktuar 360 denarë që ofrohet nuk mund të mbulohen shpenzimet shkaku i produkteve të shtrenjtuara bujqësore. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme