Nis terrori policor në Kukës, dhjetëra të arrestuar gjatë natës

Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, kanë nisur arrestimet e para të protestuesve që morën pjesë ditën e djeshme në protestën kundër tarifës për rrugën e Kombit.
Qindra forca të FNSH, RENEA dhe të policisë lokale kanë zhvilluar aksione gjatë mesnatës aksione për të prangosur protestuesit.

Ende nuk dihet numri i saktë i të arrestuarve, pasi policia ende nuk ka dhënë informacion për këto arrestime.

Familjarët të shqetësuar janë mbledhur mëngjesin e sotëm, para Komisariatit të Kukësit të shqetësuar lidhur me fatin e të afërmeve të tyre.

Siç bëjnë me dije, policia u ka shkuar në mesnatë në familje, dhe duke i terrorizuar ka arrestuar personat që kanë qenë pjesë e protestës.

“Policia na erdhi nëpër banesa në orën 03:00 të mëngjesit. Nuk e dimë ku i kanë çuar personat e arrestuar”, thonë familjarët e tyre.

Qindra qytetarët nga Kukës dhe Kosova u mblodhën ditën e djeshme për të protestuar kundër taksë së rrugës Kombit, ku çdokush që do të kalojë në këtë rruga do të paguajë nga 5 euro deri në 44 euro.

Gjatë protestës ka pasur konfrontime fizike mes policisë dhe protestuesve, ndërsa këtë të fundit të irritur kanë shkatërruar kabinën ku janë të vendosur makineritë për bërjen e pagesës.

Lidhur me këtë protestës, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se protestuesit do të paguanin për shkatërrimet që kanë bërë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme