Nis verifikimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Sot ka nisur procesi i verifikimit dhe identifikimit të viktimave të dhunës seksiale gjatë luftës në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ku ka konfirmuar nisjen e këtij procesi nga komisioni profesional qeveritar.

Në lansimin e fillimit të procesit të aplikimit për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, Haradinaj ka kërkuar nga të gjithë të përfshirët në këtë proces, që të jenë të përgjegjshëm në kryerjen e mandatit human që kanë marrë përsipër.

Në këtë takim pjesëmarrës përveç krtyeministrit Haradinaj, ishtin edhe Minire Begaj, Kryetare e Komisionit , Skender Reçica, Ministër i MPMS, Atifete Jahjaga, ish Presidente e Republikës së Kosovës, Ruairi O’Conell, Ambasador i Britanisë së Madhe, Nataliya Apostolova, Ambasadore e BE-së si dhe Feride Rushiti, Drejtoreshë Ekzekutive e QKRMT.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme