Nis votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi për zgjedhjet e 9 shkurtit.

KQZ-ja ka njoftuar se periudha kur do të mund të votohet është 9 janar deri më 8 shkurt 2025, dhe do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit, duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

“Shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njoftohen se procesi i votimit do të mbahet më 8 shkurt 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar individualisht të gjithë votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës për procedurën e votimit”, thuhet në njoftim.

Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar sipas kësaj mënyre, adresat e kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës, por edhe të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, mund t’i gjejnë në faqen e KQZ-së.

KQZ po ashtu ka dhënë edhe udhëzime se di duhet të votohet:

Si duhet të votoni?

Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës.

Hapi 1: Plotësoni fletëvotimin

1. Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.

2. Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik.

3. Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.

4. Pasi të plotësoni fletëvotimin:

Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.

Mos shkruani asgjë mbi zarf!

Hapi 2: Dërgoni fletëvotimin

1. Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit.

2. Brenda zarfit të dytë, vendosni:

– Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar.

– Dëftesën e regjistrimit.

3. Mbi zarfin e dytë:

– Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së (bashkangjitur në këtë email gjeni adresat e kutive postare të KQZ-së).

– Vendosni një pullë postare.

4. Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.

Kujdes! Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm:

– Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).

– Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme