Nishani: Bëjeni demokracinë funksionale, Zoti ju ndriçoftë mendjen

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, u bëri një thirrje sot qytetarëve shqiptarë të bëjnë demokracinë funksionale, duke ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Marrë shkas ng kjo ditë e shenjtë e Fiter Bajramit, Nishani uroi që Zoti të ndriçojë mendjet e gjithësecilit për një vendim në funksion të një të ardhme më të mirë për vendin.

Nishani: Dua tu uroj të gjithë shqiptarëve ditën e mbarë sot, të jetë një ditë me pjesmarrje sa më të madhe. Mesazhi im është se megjithëse demokracia jonë ka sfida të shumta, besoj se nëse shqiptarët vendosin që demokracia të funksionojë ajo funksionon. Dita e sotme është mundësia që shqiptarët të tregojnë se demokracia funksionon së pari përmes pjesmarrjes dhe natyrisht përmes vendimit për një të nesërme më të mirë. Sot është një ditë e shenjtë dhe uroj që Zoti të ndiçojë mendjen e gjithësecilit të marrë një vendim që ata mendojnë se e nesërmja përmes këtij vendimi të jetë më e mirë për ta, familjet e tyre dhe gjithë shqiptarët.

Deklaratat Nishani i bëri jashtë gjimnazit Çajupi ku edhe votoi. Nishani shoqërohej nga Zonja e Parë, Odeta Nishani. I pyetur mbi ecurin e procesit, Nishani pati këtë koment:

Nishani: Presidenti është terësisht i shkëputur nga infrastruktura e menaxhimit zgjedhor. Po e ndjek si ju. Dëshiroj të jetë një ditë e qetë, qytetarët të votojnë të pa shqetësuar, të pa intimiduar, të pa kërcënuar, tu krijohen të gjitha lehtësitë. Zgjodha orët e para të mëngjesit për të votuar për tu dhënë një shembull të gjithëve se duhet votuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme