Ata festonin shpalljen si të pafajshëm nga Gjykata të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj si i dyshuar për korrupsion.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se Stacioni Policor në Malishevë e ka iniciuar rastin me prokurorin e Shtetit dhe ka filluar me procedurat hetimore.
“Gjatë punës hetimore me autorizimin e prokurorit janë ndërmarrë disa veprime operativo-hetimore, ndër to janë intervistuar disa persona dhe rasti i kompletuar i është dorëzuar me kallëzim penal Prokurorisë Themelore në Gjakovë”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Policisë.
Gazeta “Zëri” për këtë çështje ka tentuar ta kontaktojë edhe ministrin Gashi, por ky i fundit nuk është përgjigjur në telefonin e tij.
Në anën tjetër, partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi. Sipas tyre, ligjin duhet ta respektojnë edhe zyrtarët e lartë të shtetit dhe jo vetëm qytetarët e rëndomtë.