Gazetar: Bashkim Sulejmani
Kanë filluar punimet për pjesën e parë të Korridorit të 8, aksi rrugor nga Tetova për në Gostivar, i cili do kap vlerën e mbi 90 milion eurove, ndërsa do jetë me gjatësi prej 17 kilometrash. Aksi i parë i korridorit të Tetë nga Tetova për në Gostivar, do të jetë me gjashtë korsi, dy nga të cilat do jenë ndihmëse, ndërsa planifikohet të përfundojë për dy vite. Kryeministri Mickoski tha se sot nga ky vend po përcjellim përgjigjen më të fuqishme për ata që premtuan me vite dhe nuk realizuan asgjë.
“Si shtet jemi të vetmit që kemi potencial të jemi në korridoret pan evropiane. I pari është ky që po promovojmë sot këtu, i dyti është korridori i dhjetë që lidh detin Jon dhe Adriatikun me Detin e Zi dhe Korridori i 11 që kalon tek fqinjët tanë lindor. Me një prerje që do lidh korridoret 10 dhe 11 bëhemi vendi që do jetë i lidhur direk me gjitha detrat në këtë pjesë të Evropës dhe do të jetë një hallkë e rëndësishme, siç tha ambasadorja e nderuar e kjo është hallka e rëndësishme e fletës jugore të aleancës më të madhe të njerëzimit, NATO-s. Andaj kur ndërtoni shkolla, bulevarde rrugë e kanalizime, ndërtoni të ardhmen, andaj ne sot ndërtojmë të ardhmen tonë”, tha Hriskian Miskoski. Kryeministër.
“Sot në vend të fotoaparateve, po gjëmojnë zhurmat e kamionëve dhe ekskavatorëve. Ne nuk xhirojmë spote reklamash por po ndërtojmë të ardhmen, rrugë për popullin. Korridori i tetë është më shumë se një rrugë, është një arterie evropiane që lidh Adriatikun me Detin e Zi, në zemrën e Ballkanit. Vendimi ynë styrategjik është i qartë, Maqedonia po ndërton seksionin e saj dhe po sjell Evropën në Ballkan dhe Ballkanin në Evropë. Me fillimin e kësaj autostrade, ne po shndrojmë Pollogun në udhëkryq të mundësive dhe investimeve, vendeve të punës, shkurtojmë rrugën mes Shkupit, Ohrit dhe Strugës dhe po ofrojmë kufirin e Qafë Thënës me çdo shtëpi tonën dhe çdo ide biznesi që e ka tregu”, u shpreh Izet Mexhiti. Zv.kryeministër.
Fillimin e punimeve e përuroi edhe ambasadorja amerikane në vend Angela Ageler.
“Kjo është një nismë e shumë pritur për gjithë ata që kanë pritur këtë projekt me vite. Andaj jam shumë e kënaqur të jemi këtu, sidomos të dëgjoj dhe shoh punët e Xhosh dhe ekipit të tij, Bektel Enkas, Qeverisë se shumë nga këto punë të pritura kanë ndodhur muajve të fundit. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për infrastrukturën dhe ekonominë e këtij vendi dhe rajonit, por paraqet edhe një korridor të rëndësishëm për NATOn, andaj roli i këtyre rrugëve të rëndësishme nuk mund të nënvlerësohet”, tha Angela Ageler Ambasadore e SHBA-ve në Maqedoni të veriut.
Në këtë ngjarje për herë të parë që pas ndarjes së rrugëve ishin liderët e VLEN-it. Por Izet Mexhiti, Arben Taravari e Bilal Kasami sot nuk zgjatën dorën për tu përshëndetur mes vete, duke qëndruar madje larg njëri-tjetrit./Alsat.mk