Nisma e AKR bëhen bashkë për Drenasin, sot nënshkruajnë koalicionin

Nisma për Kosovën dhe AKR kanë paralajmëruar koalicion në Drenas, në garën për kryetar të kësaj komune.

Ato kanë njoftuar se sot do të nënshkruajnë koalicionin. Në balotazhin që do të mbahet më 18 dhjetor për kryetar të Drenasit janë Ramiz Lladrovci i PDK-së, dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën.

Sipas paralajmërimit koalicioni për këtë garë do të nënshkruhet sot, në orën 14 në selinë e Nismës për Kosovën, në Prishtinë, nga kandidati Isa Xhemajlaj, dhe Elmi Thaçi, tashmë ish-kandidati për kryetar të Drenasit nga AKR.

Bëhet e ditur se në ceremoninë e nënshkrimit të këtij koalicioni do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Nga rivali i Xhemajlajt, Ramiz Lladrovci, nuk ka ndonjë paralajmërim për koalicion mes PDK-së dhe subjekteve tjera që ishin në garë për kryetar të Komunës së Drenasit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme