Gazetar: Zekirija Haxhiu
Gallatë e përqeshje ka shkaktuar në opinion nisma e BDI-së për veting dhe reforma brenda partisë. Analistë e aktorë të shumtë në rrjetet sociale në mënyrë metaforike, kanë ironizuar me këtë nismë.
“Nëse synon të rritesh si person dhe të jesh i sinqertë me veten, bëji vetes veting. Nëse ke nevojë për një moment feste dhe vetëvlerësimi, bëji vetes Bajram, por mos e përdor për të shmangur realitetin”, ka shkruar analisti Besim Nebiu.
“Do bëjnë veting thanë”, ka shkruar ish ministri Sulejman Rushiti, duke publikuar dhe një fotografi.
“Në BDI për të dytën herë do t’i bëjnë veting vetes dhe të gjithë përsëri do të dalin “të pastër si loti”, ashtu si Grubi, ka shkruar ish ministri Xhevdet Hajredini.
“Donin të më bëjnë veting, kur e panë kredinë deri në fyt, thanë lëre krejt këtë punë”. “Po u bë vetingu, drejtorit i’a marrin vilën në gjirin e Llërcës” ka ironizuar aktori Hasim Memishi Sopi.
“Komisioni për veting në BDI: Musa Xhaferi, Sadulla Duraki, Ramiz Merko, Blerim Bexheti. Anëtarë të jashtëm, Ziadin Sela e Artan Grubi”, është shkruar nga një profil i panjohur në Facebook.
BDI njoftoi dje se anëtarët e kryesisë së partisë duke firmosur kodin e praktikës së mirë dhe integritetit të BDI-së bëjnë një lëvizje domethënëse drejt rritjes së transparencës dhe integritetit./Alsat.mk
Zekirija Haxhiu