NISMA e mban sekret numrin e nënshkruesve të mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Nisma për Kosovën ka bërë të ditur se deri më tani janë siguruar nënshkrimet e partive opozitare, mirëpo nuk po deklarojnë nëse ata i kanë edhe 10 nënshkrime nga pozita, sigurimi i të cilave do e mundësonte dërgimin e Mocionit në Kuvend.

Indeksonline ka kontaktuar me deputeten e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, mirëpo ajo nuk dhënë një përgjigje se sa nënshkrime i kanë mbledhur deri me tani.

Në prononcimin për ‘Indeksonline’, Bajrami thotë se Nisma për Kosovën së bashku me AAK-në dhe VV-në janë duke punuar në këtë drejtim dhe se besojnë fuqishëm që muajin e ardhshëm do e dërgojnë kryeministrin, Isa Mustafa në pension.

“Ashtu siç edhe jeni të njoftuar Nisma për Kosovën së bashku me AAK-në dhe VV-në tashmë jemi duke punuar në këtë drejtim, pra në iniciativën tonë për rrëzim të kësaj qeverie. Shpresojmë dhe besojmë që këto ditë pra, fillimi i muajit të ardhshëm besojmë fort se do të jetë muaji, i cili Mustafën do ta dërgojë në pension”, ka thënë Bajrami.

Partitë opozitare kanë vetëm 30 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Gatishmërinë për ta nënshkruar këtë mocion e kanë dhënë disa deputetë të PDK-së dhe të pavarur.

Për të qenë mocioni i suksesshëm duhet të votojnë mbi 60 deputetë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme