Nisma i përgjigjet Mustafës për mundësinë e krijimit të Qeverisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë një interviste në RTK kishte deklaruar se partia që ai drejton është e hapur për krijimin e Qeverisë me AAK-në dhe Nismën, por duke përjashtuar PDK-në.

Kësaj oferte i është përgjigur sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi i cili për lajmi.net ka thënë se së bashku me Haradinajn mund të bisedojnë me të gjitha partitë politike, por jo veç e veç.

“Së bashku me mandatarin Ramush Haradinaj, mund të bisedojmë me të gjitha partitë politike të cilat kanë përfaqësim në Kuvend dhe janë të interesuara të marrin pjese në formimin e institucioneve të vendit”, ka thënë Sherifi.

Ai tutje ka shtuar se të gjitha takimet duhet të bëhen me mandatarin e koalicionit PAN.

“Mirëpo bisedimet veç e veç nuk mendoj që do të ishin rruga e duhur për të ardhur deri te krijimi i institucioneve, përkatësisht te krijimi i qeverisë. Prandaj konsideroj që të gjitha takimet me partitë tjera duhet të bëhen me mandatarin e koalicionit”, është shprehur deputeti i zgjedhur nga radhët e Nismës për Kosovën.

Oferta për AAK-në dhe Nismën kanë ardhur edhe nga Vetëvendosje, por zyrtarë nga të tri partitë e koalicionit PAN janë shprehur të bindur edhe më herët se i kanë numrat për formimin e Qeverisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme