NISMA: Marrëveshja e Demarkacionit do të ratifikohet shumë shpejt

NISMA Socialdemokrate ka thënë se marrëveshja e Demarkacionit do të ratifikohet shumë shpejt.

Më poshtë është komunikata e plotë:

Marrëveshjes se 25 gushtit të vitit 2015 do t’i bashkëngjitet një aneks marrëveshje të cilën kohë më parë e ka prezantuar zëvendëskryeministri Fatmir Limaj gjatë vizitës në Mal të Zi.

Tashmë edhe Mali i Zi ka rënë dakord që dy shtetet të nënshkruajnë një aneks marrëveshje ku dy qeveritë zotohen se brenda një periudhe të caktuar do t’i rishikojnë pikat e kontestuara nga pala kosovare.

Nënshkrimit të kësaj aneks marrëveshje i ka parapri vizita e Limajt ditë më parë në Mal të Zi.

Vulën përfundimtare këtij propozimi ia ka dhënë edhe vizita e kryeministrit malazez të mërkurën në Prishtinë.

Vet, zv.kryeministri Limaj ka konfirmuar një ditë më parë se çështja e demarkacionit do të përfundoj shpejtë, por pa dhënë shumë detaje.

Kryetari Limaj ka qenë i angazhuar që nga muaji tetor për gjetjen e një zgjidhje kreative për çështjen e demarkacionit.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai ka thënë se do të gjendët një zgjidhje kreative për tejkalimin e marrëveshjes e cila ka bllokuar vendin prej kohësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme