Nisma pas deklaratave të Biden: Demarkacioni nuk do të kalojë me 1 shtator

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në një lidhje telefonike në emisionin special në Klan Kosova, kushtuar vizitës së nënpresidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se mesazhet e tij ishin të drejtëpërdrejta.

“Mesazhet ishin të qarta, pavarësisht se ato mesazhe kanë ardhur edhe më herët dhe akterët e politikës i kanë marrë si kalimtare, përndryshe luftakundër krimit dhe korrupsionit është një ndër luftërat më të këqija në Kosovë”.

Kurse sa i përket kalimit të marrëveshjet  shumë të diskutuara, atë për Demarkacion dhe Asociacion, Berisha ka thënë se opozita nuk është kundër shënjimit të kufirit me Malin e Zi, por është kundër kësaj marrëveshje.

“Edhe opozita jemi për Demarkacion, mirëpo versioni aktual në bazë të fakteve nuk është në përputhje me faktet shkencore dhe historike, përndryshe ne jemi për Demarakcionin”.

“Edhe për Asociacionin ne jemi pro, por nëse është në përputhje me ligjet”.

Berisha, është shprehur i sigurt që kjo formë e Demarkacionit nuk do të miratohet nga deputetët e Kuvendit.

“Me 1 shtator nuk do të kaloj ky version i Demarkacionit, sepse po llogarisim se ka një keqinformim edhe të miqve ndërkombëtar, se faktet e argumentet kanë treguar të kundërtën e asaj që e ka nënshkruar Thaçi.

“Ky version i Demarkacionit nuk do të kalojë, kemi vetëdijësim jo vetëm të opozitës por edhe të mazhorancës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme