Gazetar: Bashkim Sulejmani
Nisma ZERO dërgoi para Prokurorisë dhe gjykatës së Tetovës një aparat për shuarje të zjarrit. Ky aksion sipas tyre nuk bëhet me qëllim mbrojtjen e Gjykatës nga zjarri, por për të mbrojtur drejtësinë nga gjykata dhe disa prokurorë që e pengojnë atë. Kjo nismë kërkon zbardhje të tragjedisë në Koçan, drejtësi për Modularin në Tetovë, Besa transin por edhe Durmo Tursin. Nisma Zero paralajmëroi protesta për të hënën nga studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme.
“Pandëshkueshmëria sjell papërgjegjësi institucionale dhe të njëjtën kohë sjell edhe shumë tragjedi të tjera në vende të ndryshme. Po ashtu përgjegjësia juaj është të sillni para drejtësisë gjykatës e prokuror të shumtë që e kanë penguar drejtësinë në rastet e përmendura dhe shumë raste të tjera ku drejtësia nuk është vënë në vend. Qytetarët dëshirojnë të shohin që drejtësia të shkoj në vend, përpara se ta marrin drejtësinë në duar. Andaj ju njoftojmë se si Nismë ZERO, paralajmërojmë të hënën në 12:30 protestë në Sheshin e Tetovës dhe do marshojmë deri para gjykatës së Tetovës”, deklaroi Blendi Hodai, Nisma ZERO. /Alsat.mk