Numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë, sipas tij, nuk janë problem.
Mandatari i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, sipas Nitajt po priqet qe të siguroj një përfaqësim sa më të gjerë në qeveri.
Tutje, Nitaj ka thënë se vota e një deputeti nga taborët tjera për Haradinajn nuk janë të kundërligjshme.
“Deputeti është sovran dhe i takon deputetit të merr vendime. Deputetët janë të zgjedhur të popullit dhe jo të zgjedhur të partive politike. Mandati i deputetit i takon atij dhe nuk i takon askujt tjetër”, ka thënë Nitaj në TV Dukagjini, transmeton indeksonline.