Nitaj tash do koalicion parazgjedhor me LDK-në e PSD-në

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka shprehur dëshirën e tij personale, që partia ku ai bën pjesë të bëjë koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe PSD-në.

Në fakt, ka thënë se “po të pyetej ai, koalicionet parazgjedhore do të ndaloheshin me ligj”, por vetë ka thënë se “kjo as është e mundur e as nuk ndodh”.

“Kosova, falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve parazgjedhore! Prandaj koalicionet parazgjedhore, edhe këtë herë, mund të jenë e keqja e domosdoshme! Dhe në një situatë të tillë dhe nëse ato do të ndodhin, e për të eklipsuar çdo koalicion të mundshëm, për mua joparimor, unë do ta mbështesja një koalicion AAK-LDK-PSD”, ka thënë Nitaj, përcjell Koha.net. “Natyrisht, ky është qëndrimi im dhe nuk është ofertë publike për koalicion. Siç zakonisht ndodhë, vendimet e tilla i merr partia e jo individi”, ka shtuar më tej ai, në prononcimin që e ka shprehur në profilin e tij në Facebook.

Vetëm pak ditë më parë, po në profilin e tij në Facebook, Nitaj ka thumbuar LDK-në. Ndonëse nuk e ka përmendur qartë me emër aludimi ka çuar te kjo parti.

“Hiç nuk do të çuditesha që ndonjëri prej jush, të fillojë të ‘reflektojë’ e të bëhet pjesë e skenarit të krijimit të një Qeverie Kukull, natyrisht kjo me arsyen e njohur tashmë, ‘na u dasht ta bëjmë për interesa vendit’! Se mos është hera e parë!”, kishte thënë ai më 25 korrik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme