Nitë Zeqiri, mjeke dhe vullnetare që nga fillimi i pandemisë, ka folur sonte në Rruga Drejt në lidhje me përvojat e saj për të dhënë ndihmë në momente kritike, shkruan Alsat.
Ajo ka thnënë se që nga fillimi i pandemisë, motivi i saj dhe i kolegëve të saj ka qenë që fjalën pozitive ta kthejnë në kuptimin e vërtetë.
“Kjo krizë ka hapur një debat mjaft të madh se çfarë do të ndodhë më botën gjatë kësaj pandemie dhe pas kësaj pandime, mirëpo edhe pse ekzistojnë rryma të ndryshme, është e pranishme edhe ajo e optimizmit që në njëfarë forme do ta rigjenerojë botën në shumë aspekte. Nëse e përmbledhim vitin që kaloi ka qenë një vit plotë me aktivitete vetëm me qëllimin që ta kthejmë optimizmin”, ka thënë ajo./ Alsat.mk