Niveli i ndotjes së ajrit në Shkup, sërish i lartë

Niveli i ndotjes së ajrit, pavarësisht erës dhe borës ditëve të fundit, përsëri arrin përqendrim të lartë e cila e tejkalon kufirin e lejuar. Temperaturat e ulëta na detyrojnë të përdorim mjete ngrohëse dhe përdorim më të shpeshtë të veturave, të cilat janë shkaktuesit më të shpeshtë të ndotjes së ajrit.

Mëngjesin e sotëm stacioni matës në Karposh tregoi përqendrim shumë të lartë të grimcave PM10, gjegjësisht mati 421 mikrogram grimca në një metër kub, që është 8,5 herë vlerë më e madhe nga e lejuara që është 50 mikrogram.

Shumë përqendrim i lartë ishte i matur edhe në pikat tjera matëse në rajonin e Shkupit, në Qendër, stacioni matës tregoi 340 mikrogram në një metër kub, në Lisiçe – 251, Gazibabë – 321, ndërsa tek Rektorati janë matur 318 mikrogram grimca PM10 në një kub metër.

Përveç në rajonin e Shkupit, grimcat PM10 ishin prezent edhe në pjesën tjetër të Maqedonisë, në Manastir, njëra pikë matëse tregoi 164 mikrogram ndërsa tjetra 386 mikrogram në një metër kub, e cila është gati 8 herë mbi vlerën e lejuar. Në Tetovë mëngjesin e sotëm janë matur 213 mikrogram, në Koçan – 275, në Kavadar – 287, Kumanovë 382 mikrogram grimca PM10 në një metër kub.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme