Një 37 vjeçar ka vdekur në Mitrovicë pasi humbi kontrollin e automjetit që po voziste.
Një 37 vjeçar vdiq në Magjistralen Prishtinë- Mitrovicë te fshati Lushtë pasi humbi kontrollin ndaj makinës që po drejtonte duke dalë jashtë rrugës.
Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.
Aksidenti ndodhi në orën 5:00 të mëngjesit të sotëm.
“Sipas rrethanave të vetaksidentit drejtuesi i automjetit A. H., 37 vjeçar kishte humbur kontrollin ndaj automjetit duke u përplasur jashtë rrugës. Si pasojë e lëndimeve kishte mbetur pa shenja jete”, tha Zahiti.
Sipas tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në dy vjetët dhe pesë muajt e fundit sipas shënimeve të policisë nëpër aksidente komunikacioni në Kosovë kanë vdekur 277 persona.



