Një 46-vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë në një aksident trafiku në rrugën Veles-Shtip.

Një 46-vjeçar banor i Kumanovës humbi jetën në aksident.

Sipas informacioneve fillestare, ai po drejtonte një makinë Skoda Fabia, e cila për arsye të panjohura në këtë kohë doli nga rruga. Shoferi vdiq në vendin e aksidentit nga plagët e marra.

Me urdhër të autoriteteve kompetente, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Në vendin e aksidentit është kryer inspektimi dhe institucionet kompetente po përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Më shumë detaje priten pas përfundimit të hetimit.

The post Një 46-vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë në një aksident trafiku në rrugën Veles-Shtip. appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme