Një 54-vjeçar nga Korça rezulton i zhdukur që prej datës 26 janar, rast i cili është denoncuar nga kushëriri i tij ditën e sotme.
Në denoncimin e bërë nga 61 vjeçari, shtetasi V.L., 54 vjeç, është larguar nga banesa që prej datës 26 janar dhe nuk është kthyer më.
Policia e Korçës po vazhdon punën për gjetjen e tij.
NJOFTIMI I POLICISË
DVP Korçë
Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi A. V., 61 vjeç, banues në Korçë, i cili ka kallëzuar se prej datës 26.01.2025 është larguar nga banesa kushëriri i tij, shtetasi V. L., 54 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.