Një 60-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u djegur me benzinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (8 shkurt) në zonën e Pallatit me Shigjeta në kryeqytet, pranë një karburanti.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në menyrë të menjëhershme duke neutralizuar përhapjen e zjarrit në trup.
I dëmtuari u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar djegie në fytyrë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.02.2025, rreth orës 19:05, tek Pallati me Shigjeta, në afërsi të një karburanti ka tentuar të dëmtojë veten dyshohet me lëndë djegëse shtetasi I. Q., rreth 60 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në menyrë të menjëhershme duke neutralizuar përhapjen e zjarrit në trup.
Shtetasi I. Q u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar djegie në fytyrë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.