Një arkë peshk dhe një celular e çuan prapa hekurave/ Gjykata e Posaçme shuan masën për ish-zëvendësministren Rovena Voda, fiton lirinë!

Gjykata e Posaçme ka shuar masën e arrestit me burg për ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda, duke i dhënë asaj lirinë.

Lajmi është konfirmuar nga BalkanWeb, që bën me dije se snhuarja e masës është bërë për shkak se Voda ka shlyer dënimin.

Kujtojmë se Voda u dënua në shkallen e parë me 10 muaj burg, pasi dyshohet se ndikoi për të punësuar një person në administratën shtetërore kundrejt ryshfetit.

Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme