Janë arrestuar një burrë dhe një grua në Gjilan nën dyshimin se të njëjtit janë marrë me prostitucion, raporton Policia e Kosovës.
PK më tutje thotë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar me procedurë të përshpejtuar në Gjykatë, ku edhe i është shqiptuar dënimi me gjobë.