Një ditë më parë u ekstradua nga Spanja/ GJKKO cakton masën e sigurisë për Leonard Luzin! Kush është “Daku” që organizoi vrasjen e Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt

Një ditë pas ekstradimit nga Spanja, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Leonard Luzin, 47-vjeçari i cili akuzohet se organizoi vrasjen e Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt, krim i parandaluar pas ndërhyrjes së policisë.


Njoftimi: 

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 09.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal, në zbatim të nenit 248 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Leonard Luzi”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 248, 228, 229, 230, dhe 245 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 136, datë 10.11.2024,

vendosi:

  1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj të pandehurit Leonard Luzi (alias Zejno, alias Sejno), me vendimin Nr. 11, datë 05.02.2024, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e këtij vendimi.
  3. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme