Një ditë para protestës së 8 janarit denoncim në polici: Brenda selisë së PD ka persona të armatosur

Një ditë përpara protestës së 8 janarit të thirrur nga komisioni i rithemelimit në Partinë Demokratike ka mbërritur në komisariatin digjital një denoncim ku thuhej se persona të armatosur ndodheshin brenda selisë Blu.


Më pas në rrjete socilale qarkullonte një foto e disa personave të veshur me të zeza dhe kapuc mes tyre edhe pastrusja. Policia e Shtetit ka patur informacione të ndryshme se mes mbështetësve të të dyja kampeve do të kishte perplasje, për këtë arsye është mobilizuar.

Në dosjen e prokurorisë përshkruhet me detaje roli i gjithësecilit prej të arrestuarve, nga ku rezulton që mbështetësit e Berishës me mjete rrethanore, trapan, varre etj kanë dëmtuar dyert dhe kanë tentuar të hyjnë brenda në seli.

Ndërsa mbeshtetësit e Bashës kanë goditur me sende të forta protestuesit dhe kanë hedhur mbi ta lëndë të ndryshme. Prokuroria është duke hetuar për të vërtetuar se cfarë lënde u përdor nga brenda selisë së Partisë Demokratike, në drejtim të protestuesve.

Shtetasit nga Gjakova kanë mohuar përfshirjen në protestë duke pretenduar se ndodheshin në Tiranë pasi do të përcillnin një të afërmin e tyre në Norvegji. Prokuroria ka kërkuar për 5 arrest në shtëpi dhe pjesa tjetër detyrim paraqitje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme