Një ditë para seancës, Albin Kurti mbledh në seli deputetët

Një ditë para mbajtjes së seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar.

Në takimin e planifikuar për mesditën e sotme janë parë duke hyrë në selinë e këtij subjekti politik deputetët e rinj të cilët do të betohen nesër.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe 24 orë deri në seancë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur ende marrëveshje për koalicion.

Procedurat e seancës së nesërme i sqaroi për KosovaPress analisti politik Ramush Tahiri, e që sipas tij cilit seanca konstituive pritet të kryhet brenda asaj dite, por nëse nuk janë votat pas betimit të deputetëve, ajo mund të pezullohet deri kur të sigurohen ato për emërimin e kryetarit dhe kryesisë.

Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje, por

seanca konstituive mund të mbahet vetëm me betimin e deputetëve edhe nëse nuk zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.

Tahiri tha se nëse nuk fiton vota propozimi i Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, mbledhja shkon në pushim, pastaj kur janë votat vjen propozimi prapë. Propozimi mund të jepet pafundësisht deri sa të zgjidhet sepse askush nuk ka të drejtë me Kushtetutë, me ligj, me rregullore përveç Vetëvendosjes që të bëjë propozimin për kryeparlamentar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme