Një ditë pas rrëzimit të qeverisë, Mustafa mbledh kryesinë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, qeveria e të cilit u rrëzua me shumicë votash nga mocioni i Nismës, ka urdhëruar që këtë të enjte të mbledhë kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve.

Lajmin për mbledhjen e kryesisë së LDK-së e ka bërë të ditur vetë Mustafa përmes një njoftimi në Facebook ku ka thënë se LDK-ja fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën.

“Anëtarë dhe përkrahës të LDK-së, sot do të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. LDK e fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën.

Do të mbledhim rreth vetes të gjithë ata që ia dojnë të mirën këtij vendi. Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjetër!”, ka shkruar Mustafa. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme