Një e mitur dyshohet se u dhunua për një vit në Prishtinë

Një e mitur dyshohet se është dhunuar sistematikisht për rreth një vit nga i dyshuari me inicialet J.G., në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka thënë për KOHËN se hetimet kanë nisur nga prokuroria për dyshimin se është abuzuar seksualisht disa herë me viktimën.

“Prokurori kujdestar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur R.G., është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili kishte dhunuar disa herë për periudhë kohore rreth një viti”, ka thënë Shala.

Ajo tutje ka thënë se prokurori i çështjes kundër të pandehurit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndërkaq e mitura është dërguar për ekzaminim gjinekologjik.

Policia ka njoftuar se më 5 prill është arrestuar i dyshuari për dhunim.

“Dhunim. Prishtinë 05.04.2025-12:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, të publikuar të hënën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme