Një aksidenti komunikacioni me fatalitet ka ndodhur rreth orës 19:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Bërnicë.
Nga lëndimet e marra në këtë aksident, një pasagjer i gjinisë femërore ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.
Sipas majorit Fejzullahu, viktima është rreth moshës 20-vjeçare.
Komandanti i Policisë së Trafikut tha se dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka shkaktuar vetaksident.
“Shoferi ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka shkaktuar vetaksident. Një pasagjer i gjinisë femërore ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, por shoferi ka shpëtuar pa lëndime”, tha Fejzullahu.
Ai shtoi se shoferi i veturës është vetëdorëzuar dhe gjendet në Stacionin Policor në pritje të vendimit nga prokurori.