Nga Steerpike, Spectator
Vdekja e Mbretëreshës ka shkaktuar një vërshim zie në mbarë globin. Por kjo ndjenjë e humbjes mesa duket nuk shtrihet në redaksinë e ‘New York Times’, ku tragjedia u prit në mënyrë të pashmangshme si një ftesë për klikime.
Por duke pasur parasysh që gazeta mbështetet edhe te britanikët vetë-fshikullues për të financuar apokaliptizmin e saj, ndoshta nuk është befasuese që NYT pretendon se Mbretëresha ‘krijoi një front të ngurtë tradicionalist gjatë dekadave të dhunshme’ dhe as që nuk zgjedhin të lidhin artikullin në mediat sociale me citatin e mëposhtëm:
“Nuk duhet ta romantizojmë epokën e saj. Mbretëresha ndihmoi në errësimin e një historie të përgjakshme të dekolonizimit, përmasat dhe trashëgimitë e së cilës nuk janë pranuar ende në mënyrë adekuate”.
Autorja citon imazhe të ndryshme të padëmshme të Mbretëreshës në samitet e Komonuelthit, duke pretenduar se ‘ajo që nuk do shihnit kurrë nga fotot është dhuna që qëndron pas tyre’, edhe pse siç vëren vetë ajo, ‘Mbretëresha e bardhë’ mbrojti ‘Ditën e Komonuelthit shumëfetar në vitet ’60 dhe inkurajoi një linjë më të ashpër kundër aparteidit në Afrikën e Jugut’.
Jasanoff i shpreh qartë simpatitë e saj kur përshkruan vrasjen ‘karmike’ të Lordit Mountbatten në vitin 1979, e cila përfshinte gjithashtu vrasjen e nipit të pafajshëm dhe një anëtari të ekuipazhit.
Së bashku me disa goditje të tjera të parashikueshme në drejtim të Mbretëreshës për udhëtimet e shpeshta dhe vendet e vizituara ‘sikur të ishin arritur heroikisht në këmbë dhe jo me jaht mbretëror’- kontributorja e NYT në mënyrë të pashmangshme e kthen çështjen te largimi i Britanisë nga BE. Sepse ‘ksenofobia dhe racizmi janë rritur dhe ushqyer nga politika toksike e Brexit’. Sipas Jasanoff, “jetëgjatësia e Mbretëreshës e ka bërë më të lehtë vazhdimin e fantazive të vjetruara për një epokë të dytë elizabetiane me Britaninë globale, që nuk është asgjë më shumë se nostalgji perandorake me gjysmë të vërteta”. Në fund mbyllet me një përfundim pompoz se: mesa duket kaluar koha që Urdhri i Perandorisë Britanike të riemërohet dhe ‘pompoziteti mbretëror’ të zvogëlohet për ta bërë monarkinë më shumë si ato të vendeve skandinave.
I gjithë ky helm, vetëm disa orë pasi Madhësia e saj vdiq. Kjo të lë vetëm një pyetje: Çfarë dreqin nuk shkon me ‘New York Times’?
© SYRI.net