Kërkuesit kanë zbuluar se një gotë e vogël verë në ditë mund të ndihmojë, ata që vuajnë nga sëmundjet e veshkave.
“ Persona (me veshka të shëndetshme) që pinin më pak se një gotë verë në ditë, rreziku i tyre për të pasur sëmundje kronike të veshkave, ishte 37% më i ulët se i atyre që pinin më shumë verë”, tha autori kryesor i studimit, Dr. Tapan Mehta, një praktikant i mjekësisë renal-e në Universitetin e Kolorados, në qendrën mjekësore Anschütz, në Aurora. Ndërsa “ata që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave, të cilët pinë më pak se një gotë verë në ditë, kishin një rrezik 29% më të ulët të ndodhive kardiovaskulare (në krahasim me ata që nuk pinin verë)”, shtoi ai