Një gruaje në Banjskë i gjenden pushkë, fishekë, çantë ushtrie e gjësende të tjera

Një gruaje në fshatin Banjskë të Zveçanit i janë gjetur pushkë, fishekë, çantë ushtrie e gjësende të tjera.

Policia ka sekuestruar provat.

Pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë,  dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për pushkë dhe pajisje për pastrimin e armëve. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme