Një person është arrestuar në Gjakovë të hënën pasi kishte kryer dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas njoftimit nga policia, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.