Katër vetura janë përfshirë në një aksident zinxhiror që ka ndodhur rreth orës 21:00 në Prishtinë, në lagjen Kodra e Trimave, në afërsi të Xhamisë së Llapit, raporton KTV.
Nga përplasja njëra prej veturave ka përfunduar në lokalet e një banke në afërsi, së cilës i janë thyer xhamat.
Një person është lënduar lehtë dhe është dërguar për trajtim në QKUK.
© KOHA.