Një i vdekur dhe dy të lënduar në autostradën Veles – Shkup

Një person e humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një aksident rrugor që ka ndodhur mbrëmë 40 minuta pas mesnate në autostradën Veles-Shkup para lagjes Otovicë. MPB njoftoi se P.M (55) nga Shkupi, duke drejtuar PMV “Citroen” me targa të Shkupit, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një mur betoni në urë dhe është përmbysur. Bashkudhëtarja M.M (28) nga lëndimet marra ka vdekur në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar një mjek i Ndihmës së shpejtë. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë marrë bashkudhëtarja M.M (52), e cila së bashku me P.M, me automjet të Ndihmës së shpejtë është transferuar në Spitalin Klinik Veles. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi ekspertëve i SPB Veles. Me urdhër të Prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi. Për shkak aksidentit  aksi rrugor Veles-lagjja Otovicë ishte në ndërprerje në periudhën prej orës 1:40 deri në orën 4:00.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme