Një i vdekur dhe katër të plagosur nga moti i ligë në Itali

Moti i keq me stuhi dhe rrufe ka goditur Italinë qysh prej pasdites së të enjtes, duke shkaktuar një të vdekur dhe katër të plagosur.

Në Salento, një rrufe ra mes pushuesve në një plazh mes Porto Cesareo dhe Torre këtë të premte, duke shkaktuar katër të plagosur.

Më rëndë prej tyre është një djalë 13 vjeç, i cili po luante pranë bregut.

Një burrë i moshës 64-vjeçare i cili rezultonte i zhdukur qysh prej së enjtes mbrëma kur një stuhi u e furishme goditi zonën Lago Maggiore, të Varesotto, u gjet i vdekur, i mbytur.

Ndërkohë shtatë turistë të huaj, arritën të shpëtojnë nga përmbytja e një varke.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme