Gjatë sulmit të armatosur në një medrese në Nigeri ka humbur jetën një person, ndërsa më shumë se 100 nxënës janë rrëmbyer, raporton Anadolu. Zëdhënësi i policisë në shtetin federal Niger, Wasiu A. Abiodun, njoftoi se persona të armatosur kryen sulm në medresenë Salihu Tanko, në Tegini.
– Advertisements –
Sipas tij, një person humbi jetën, ndërsa dhjetëra nxënës u rrëmbyen. Abiodun tha se nuk dihet saktësisht se sa nxënës u rrëmbyen dhe se forcat e sigurisë kanë dalë në terren.
Ai shtoi se nxënësit do të shpëtohen, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të kenë durim. Mediat lokale lajmëruan se janë rrëmbyer më shumë se 100 nxënës.
Në sulmin ndaj Universitetit “Green Field” në Kaduna më 20 prill, 16 nxënës u rrëmbyen. Për shkak të sulmeve të shpeshta ndaj shkollave në Nigeri, mësimet janë ndërprerë në disa pjesë të vendit.