Një i vdekur e disa të lënduar në aksidentin në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Bresalc.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rreth orës 14:00 një aksident ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Bresalc. Nga ky aksident ka humbur jetën një 30 vjecar”, tha Hashani për KALLXO.com.

Sipas zëdhënësit të Policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së vozitjes nga viktima.

“Sipas raportit qe kemi, deri tek aksidenti ka ardhur mospërshtatja e lëvizjes së automjetit nga ana e viktimës e cila është përplasur me një autobus”, shtoi ai.

Sipas Hashanit në këtë aksident kanë pësuar lëndime trupore edhe persona të tjerë të cilët kanë qenë në autobus por pas trajtimeve mjekësore janë liruar.

“Në aksident përveç dëmeve materiale ka pasur edhe të lënduar, me ç’rast janë dërguar për trajtim mjekësor dhe të njëjtit janë liruar. Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në obduksion në Prishtinë”, tha Hashani.

Zëdhënësi i Policisë tha se rasti është duke u hetuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme