Policia ka njoftuar se marrësi i pengjeve ishte pjesë e Shtetit Islamik.
Kryetari i kësaj komune tha se sulmuesi kishte hyrë në dyqan duke bërtitut “Allahu Akbar, unë do të ju vras të gjithëve”, transmeton lajmi.net
Veç të vdekurit, edhe një person tjetër u lëndua, por gjendja e tij ende nuk dihet. Sulmuesi ishte në supermarket vetëm me një officer police, pasi të tjerët kishte vendosur t’i lironte.
“Të gjitha infromatat që i kemi tregojnë se ishte një akt terrorist”, ka bërë të ditur policia.
Salah Abdeslam quhet i dyshuari ashtu siç raportojnë mediat në Francë.
Më shumë se 240 veta janë vrarë në Francë në sulme të ndryshme që nga vitit 2015. /Lajmi.net/